10/21/13
Aktori i njohur Donat Qosja gjithashtu njihet me emrin Naim
Donat Qosja, është dëshmuar edhe aktor i filmit. Ai në filmin “Kukumi”, me skenar dhe regji të Isë Qosjes, krahas Anita Ismailit, ka pasur rolin kryesor të mashkullit që i kushtohej luftës së fundit në Kosovë.Donat Qosja ishte dhe mbetet një aktor i adhuruar, i pëlqyer dhe shumë produktiv.Ai thotë si duket popullariteti i serialit ka bërë që shumë njerëz të më thërrasin edhe Naim, nuk e marr si dukuri negative; jam i gëzuar që njerëzve iu pëlqen seriali dhe puna që bëjmë të gjithë aktorët aty. Shpresoj se edhe pas përfundimit të këtij seriali, të ketë projekte të tjera të cilat do të pëlqehen nga publiku, sepse vetëm kjo ka mbetur si barometër i suksesit për punën që bëjmë. Si Donat, si aktor, mundohem që punën time ta kryej me përkushtim dhe përgjegjësi të madhe, kjo më sjell edhe mua kënaqësi të madhe.©Naim Kapuqi.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment